Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar

17/01/2026 - 10:55
në Lajme, Ndryshe
A A
Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot mbushen plot 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Krishterimit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Krishterimit.

Arriti të ndalonte për 25 vite me radhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Evropës Krishtere. Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë.

Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment.

JU REKOMANDOJMË

Sonte nga ora 21:00 protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Sonte nga ora 21:00 protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së
19/09/2026 - 11:52

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër tubim në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

FSK njofton për ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, do të ketë lëvizje të automjeteve në disa komuna

FSK njofton për ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, do të ketë lëvizje të automjeteve në disa komuna
19/09/2026 - 11:50

Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, nga 21 shtatori deri...

Më shumëDetails

Deputeti Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për vendimin e Speciales që dënoi krerët e UÇK-së

Deputeti Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për vendimin e Speciales që dënoi krerët e UÇK-së
19/09/2026 - 11:45

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka njoftoj se është i gatshëm të japë nënshkrimin e tij për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit...

Më shumëDetails

Policia: Protesta ishte e qetë, pjesëmarrësit kanë qëndruar rreth 30 minuta pranë objektit të EULEX-it

Policia: Protesta ishte e qetë, pjesëmarrësit kanë qëndruar rreth 30 minuta pranë objektit të EULEX-it
19/09/2026 - 11:23

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për tubimin e mbrëmshëm të qytetarëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së ku tha se situata ka qenë kryesisht e...

Më shumëDetails

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)
19/09/2026 - 10:58

Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës. Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe...

Më shumëDetails

Deda: Ka propagandë në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Ka propagandë në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
19/09/2026 - 10:40

Analisti politik, Ilir Deda, tha se në Kosovë po synohet që të dekurajohen njerëzit që ta shfaqin revoltën e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pretendimi për një “aktakuzë të re sekrete” në Hagë, Prokuroria jep përgjigje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë