Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për vazhdimin e rrënimit të shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit.
Në një deklaratë për mediumin Kosovo Online, Ambasada amerikane ka vlerësuar se zbatimi selektiv i rregulloreve dhe mosrespektimi i procesit të rregullt ligjor nuk ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit.
Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë.
“Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit të rregullt ligjor nuk kontribuon në stabilitet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet dhe u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.














