Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

26/03/2026 - 13:07
në Lajme, Ndryshe
A A
Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusët po përgatiten të nisin një operacion kundër sistemeve të furnizimit me ujë të Ukrainës në muajt e ardhshëm.

Alarmi është dhënë nga vetë Presidenti Volodymyr Zelensky: “Ne duhet të forcojmë linjat mbrojtëse: kjo është një detyrë e qartë”.

Më herët, në një intervistë për Reuters, Zelensky lëshoi akuza të forta ndaj Rusisë se po kushtëzojnë amerikanët që të detyrojnë Ukrainën të pranojë lëshimin përfundimtar të Donbasit në përfitim të garancive të sigurisë.

“Tërheqja nga Donbasi është e gabuar, imorale e kështu me radhë, por tërheqja nga Donbasi sot do të thotë gjithashtu dobësim i linjave mbrojtëse të Ukrainës. Kaq është. Rusia gjithmonë mban një opsion rezervë. Merrni për shembull armët bërthamore, diçka për të cilën flasin vazhdimisht, duke kërcënuar të gjithë botën. Sa herë që ka një bllokim, në një moment ata dërgojnë një mesazh: ‘Po sikur t’i përdorim?’”, tha Zelensky.

Rusia konfirmon menjëherë deklaratën e Presidentit të Ukrainës. Kirill Dimitrev, i dërguar i Rusisë, theksoi: “Unë jam i përqendruar në axhendën ekonomike dhe bisedimet e paqes atje po zhvillohen paksa me dyer të mbyllura. Por, meqenëse zoti Zelenskiy herë pas here komenton për të gjitha këto, do të doja thjesht të tërhiqja vëmendjen te deklarata e tij, e cila ishte e rëndësishme. Ai tha se më në fund e kuptoi se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë garanci sigurie Ukrainës vetëm nëse tërhiqet plotësisht nga Donbasi”.

Derisa paqja nuk është firmosur, palët shkëmbejnë sulme shkatërruese. Të paktën 5 të plagosur dhe dëme të shumta raportohen në Dnipro të Ukrainës. Edhe në Odesa ka pasur shpërthime të mëdha nga sulmet ruse. Situatë serioze paraqitet në ish impjantin bërthamor të Çernobilit, të dëmtuar kohë më parë nga bombardimet e ushtrisë së Moskës. Nëse çarja nuk riparohet, struktura do të fillojë të gërryhet brenda katër vjetësh.

Sipas vlerësimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për të stabilizuar situatën në centralin bërthamor për vite me radhë, restaurimi i strehës mbrojtëse mbi njësinë e katërt të energjisë së centralit, të dëmtuar nga një dron rus më 14 shkurt 2025, do të kushtojë 500 milionë euro.

Drejtori i Centralit Atomik, Sergei Tarakanov paralajmëroi se shkatërrimi i sarkofagut do të shkaktonte një re radioaktive mbi Europën.

JU REKOMANDOJMË

Konfirmohen 5 prokurorët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Konfirmohen 5 prokurorët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
11/06/2026 - 16:29

Pesë emra të prokurorëve janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afati për konkursin e të cilit është mbyllur të mërkurën më 10 qershor. Sipas renditjes alfabetike,...

Më shumëDetails

Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij
11/06/2026 - 16:10

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka nxjerrë dekrete për dërgimin e diplomatëve në misione jashtë vendit. Emërimet përfshijnë...

Më shumëDetails

Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë
11/06/2026 - 15:50

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e paraburgimit njëmujor drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë në Kosovë sipas sistemit të Serbisë, të cilët Prokuroria...

Më shumëDetails

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023
11/06/2026 - 15:42

Banka Qendrore Europiane rriti normat e interesit për herë të parë pas gati tre vjetësh të enjten, pasi rritja e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga lufta me...

Më shumëDetails

Trump kërcënon se SHBA do ta godasë Iranin sonte “shumë fort” dhe se do të marrë Ishullin Kharg

Trump kërcënon se SHBA do ta godasë Iranin sonte “shumë fort” dhe se do të marrë Ishullin Kharg
11/06/2026 - 15:24

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar të enjten në mëngjes se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta godasin Iranin “shumë fort sonte”, ndërsa të dy vendet shkëmbejnë...

Më shumëDetails

Befasi në Kaçanik: Bedri Hamza eklipsohet nga një kandidate e partisë, del i dyti

Befasi në Kaçanik: Bedri Hamza eklipsohet nga një kandidate e partisë, del i dyti
11/06/2026 - 15:11

Rezultat interesant është shënuar në Kaçanik pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Me 100 për qind të votave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Një vit pas publikimit të skandaleve financiare nga Veriu.info, FIFA i bllokon merkaton FC Vushtrrisë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    499 Shpërndaje
    Shpërndaje 200 Tweet 125

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë