Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për rezultatet e gjashtë viteve të qeverisjes. Përmes një postimi, ajo ka vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve të Kurtit, duke përmendur çerdhet, rrugët, rezervat shtetërore, furnizimin me barna dhe projektet infrastrukturore.
Bajrami ka përmendur edhe çështjen e energjisë, luftën kundër korrupsionit, bashkimin kombëtar, hekurudhat dhe ndërtimin e digave, duke ironizuar me premtimet që, sipas saj, nuk janë realizuar. Ajo ka theksuar se gjatë kësaj periudhe Kurti ka pasur në dispozicion rreth 20 miliardë euro nga taksat e qytetarëve.
“Çka kish raportu se ka përfundu me gjithë ato taksa që kanë pagu qytetarët? Çka ka ndodhë me premtimet e tij?”, ka shkruar Bajrami, duke shtuar se ndodhet në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ku po diskutohen problemet reale të vendit.
Postimi i plotë:














