Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në kërkim të profesorit që na mungon, 27 vite nga zhdukja Demir Ahmeti

19/04/2026 - 10:01
në Lajme, Ndryshe
A A
Në kërkim të profesorit që na mungon, 27 vite nga zhdukja Demir Ahmeti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Atdheut nuk i shërbejnë te gjithë ne te njëjtën mënyrë, por secili bën at qe di e ç’i ka dhen natyra (Gete).

Demir Ahmeti natyra i kishte dhuruar zgjuarsinë, te cilën e ndërlidhi mirë me punën e përkushtuar, vullnetin dhe entuziazmin e pa ndalur.

U lind ne vitin 1961 ne Radishevë te Drenicës nga babai Sadriu dhe nenë Ajna. Rrjedh nga familje me traditë patriotike, qe gjithherë armikut i qëndroi përball e me pushkë ne dorë. Radishevasit ishin natyrë e papërkulur dhe çdo here përgjatë historisë u ndodhen përkrah kryengritësve popullor. Gjyshi i tij Imer Fazlia ishte ishte udhëheqës i vullnetarëve ne luftën e Pazarit dhe Kaloshinit. Ne luftën e Drenicës ishte renditur përkrah plakut te urtë Shaban Palluzha dhe u emërua komandant i Batalionit te Dytë te Brigadës se Drenicës, duke mbetur pas lufte ne ilegalitet derisa u vra nga partizano – çetniket, ne prill 1947. Ne mbrojtje te Radishevës bie dëshmor edhe Sabit Ahmeti, vëllai i Demirit, se bashku me Beqir, Azem e Faik Hajrizin, me 25 korrik 1998.

Në altarin e lirisë nga Radisheva ranë edhe arsimtari Haxhi Ahmeti, xhaxhai i Demirit, si dhe kushërinjtë Shyqeriu, Albani, Musa, Kapllani, Ferizi etj, te cilëve ne shenjë perkujtimi u është ngrit një përmendore ne hyrje te fshatit.

Profesori Demir Ahmeti iu bashku Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me vëllezërit dhe me kushërinjtë.

Dhe, u benë njëzet e shtatë vite që profesori Demir Ahmeti mungon në përmendoren përkujtimore te të rënëve te Radishevës. Sepse u bën njëzet e shtatë vite dhe ende nuk dihet për fatin e profesorit. Sepse u bën njëzet e shtatë vite dhe ende nuk kemi përgjigje ne pyetjen, ku është profesori ynë?

Demir Ahmeti shkollën fillore e kreu ne Runik, ndërsa gjimnazin ne Skenderaj. I etshëm për te mësuar historinë e popullit tonë, e kreu fakultetin e historisë ne Universitetin e Prishtinës, ku i ndoqi edhe studimet e shkalles se tret. Nga viti 1996 punoi profesor i historisë ne QAMO ne Skenderaj, kurse nga viti 1993, ne shkollën e mesme teknike “Anton Çetta” ne Skenderaj, ku punoj deri në ndërprerje te mësimit nga lufta.

Përkundër largësisë, nuk mungonte asnjëherë. Madje ishte mjaft aktiv edhe ne aktivitete te lira jashtë mësimorë. Ishte anëtar i redaksisë se Revistës “Shkëndijat e Drenicës” qe nxirrej nga mësimdhënësit e nxënësit e shkollave te mesme te Skenderajt. Fale angazhimit dhe ndihmës se tij para lufte u botuan disa numra te kësaj reviste ku profesori paraqitej me shkrime te ndryshme.

Profesori iu përvesh edhe punës hulumtuese për ndriçimin e figurave te shquara historike. Nga kjo fushe botoi tre libra: “Lëvizja kaçake ne Drenicën Veriore nën udhëheqjen e Shaqir Smakës edhe Azem Bejtës” , “Ahmet Selaci udhëheqës i rezistencës ne Shalë” dhe librin “Sherif Terstena” (1998). E kishte te gatshme për botim edhe një libër mbi luftën e shqiptarëve për mbrojtjen e kufijve verior, por nuk arriti te botonte për shkak te luftës. Si duket edhe libri e pati fatin e autorit. Qe nga 19 Prilli 1999 nuk dihet për fatin e profesorit Demir Ahmeti. Thuhet se bashke me një grup intelektualësh janë zënë nga forcat ushtarake – policore serbe ne malet e Drenit.

Profesori Demir Ahmeti ishte i martuar dhe pas vete la dy djem, Arianin dhe Arlindin, te cilët presin me ankth ndriçimin e fatit te të atit.

Ai do te mbetet i paharruar për arsimtaret dhe nxënësit e shkollës sonë. Çdo herë për ne do të jetë shembull i mësimdhënësit te zgjuar, edukatorit te dashur, historianit te guximshëm dhe studiuesit te palodhur.

Në përfundim shtojmë, profesori Demir Ahmeti me terë qenien e tij u angazhua për ndriçimin e fakteve dhe historisë sonë kombëtare, andaj edhe ne te bëjmë çfarë është e mundur për ndriçimin e fatit te profesorit dhe shokëve te tij.

JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji
27/07/2026 - 10:11

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës Prizrenin kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Më e rënduar...

Më shumëDetails

Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë
27/07/2026 - 09:59

Një hetim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar ka konkluduar se princi saudit 29-vjeçar, Abdullah bin Fahad bin Abdullah bin Abdulaziz bin Jalawi Al Saud, ka ndërruar jetë si...

Më shumëDetails

E rëndë në Janjevë: Një person gjendet i pajetë në shtëpi

E rëndë në Janjevë: Një person gjendet i pajetë në shtëpi
27/07/2026 - 09:35

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit. Sipas informacioneve, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Emergjencës pasi e kanë gjetur personin...

Më shumëDetails

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha në Rahovec

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha në Rahovec
27/07/2026 - 09:20

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të komunës së Rahovecit, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve....

Më shumëDetails

Paralajmërimi i Donald Trump: Evropa do të paguajë një çmim shumë të lartë

Trump thotë se një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur
27/07/2026 - 09:11

Pas gjobës shumëmiliardëshe të BE-së ndaj Google-it Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e “një tarife të konsiderueshme doganore” mbi importet nga Bashkimi Evropian. “Bashkimi Evropian...

Më shumëDetails

Nënkalimi në Ferizaj nën ujë pas reshjeve të dendura, vështirësohet qarkullimi

Nënkalimi në Ferizaj nën ujë pas reshjeve të dendura, vështirësohet qarkullimi
27/07/2026 - 09:07

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në qytetin e Ferizajt. Si pasojë e grumbullimit të shpejtë të ujit, nënkalimi kryesor i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë