Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

24/04/2026 - 16:53
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në pranverën e vitit të kaluar kishte shpërthyer një skandal i importuesve të kafshëve të gjalla për therje, ku 28 operatorë ekonomik u ishin pezulluar lejet e importit për shkak të dallavereve që kishin bërë, dëmi ekonomik i të cilës natyrë të shkeljeve vlerësohej miliona euro të shkaktuara ndër vite.

Mirëpo, vetëm disa ditë pas pezullimit të lejeve të importit, të cilin ish-ministri Faton Peci e kishte prezantuar si sukses, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte nisur shfuqizimin e këtyre vendimeve për pezullim të lejeve.

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

Në një përgjigje për Veriu.info në fund të muajit prill 2025, AUV kishte thënë se shfuqizimi është bërë pas lutjeve të këtyre operatorëve ekonomik për një mundësi shtesë dhe dhënies së deklaratave të tyre nën betim për përmbushje të kritereve ligjore.

Kur jemi saktësisht një vit pas kësaj situate, disa prej operatorëve ekonomik që vitin e kaluar ishin zbuluar duke bërë dallavere dhe iu kishin rikthyer lejet nën zotimin se nuk do t’i përsërisin shkeljet, ato janë zbuluar duke bërë të njëjtat shkelje të cilat paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore dhe shkaktojnë evazion fiskal.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, AUV i ka ofruar gazetës Veriu.info listën e kompanive që janë proceduar për kundërvajtje në gjykatë, pasi që, sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit janë kapur duke zhdukur nga sistemi kashët e gjalla të importuara për therje.

Këto janë kompanitë që janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje:

AHQ FARM Sh.P.K. me pronar Arian Qerimi – Graçanicë

Krryli L.L.C. me pronar Besnik Kunushevci – Podujevë

Luka Farm Sh.P.K. me pronar Blerim Spahiu – Podujevë

Melii Farm Sh.P.K. me pronar, sipas AUV: Mensur Bunjaku – Sipas ARBK: Ilmi Cakiqi – Podujevë

Meli Sh.P.K. me pronar, sipas AUV: Mensur Bunjaku – Sipas ARBK: Meli Holding (Ramadan Bunjaku 50% dhe Besim Bunjaku 50%) – Prishtinë

Nreca L.L.C. me pronar Behar Syla – Obiliq

Reisa 2022 Sh.P.K. me pronar Sheqir Humolli – Prishtinë

Xhema Bulls L.L.C. me pronar Xhemajl Rrahmani – Prishtinë

AHQ FARM Sh.P.K.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më datë 27 janar 2026 ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega për Kundërvajtje në Graçanicë kërkesën për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj subjektit AHQ FARM Sh.P.K. me pronar Arian Qerimi, për shkak se është konstatuar që nuk ka zbatuar vendimet e lëshuara të inspektorëve veterinar në pikat kufitare për importin e kafshëve të gjalla.

“Në bazë të vendimeve është konstatuar se gjatë muajit dhjetor 2025 nga ana e subjektit të lartëcekur janë importuar 616 gedhe për therje, ku prej tyre 183 krerë gedhe për therje nuk kanë përfunduar në thertore dhe dyshohet se këto kafshë janë therrur pa kontroll të Inspektoratit Veterinar”, thuhet në dokumentin e AUV të siguruar nga Veriu.info.

Dyshohet se mishi i këtyre kafshëve ka dalë në treg për konsum, duke paraqitur rrezik të lartë për shëndetin publik.

Krryli L.L.C.
Ndaj kësaj kompanie me pronar Besnik Kunushevci, AUV ka nis procedurën kundërvajtëse më 19.02.2026, pasi që është konstatuar se 166 krerë gedhe të vendosura në kushte të karantinës janë shitur te personat fizik.

Edhe pse Besnik Kunushevci ishte zotuar para inspektorëve të AUV se do t’i sjellë faturat e shitjes së kafshëve, ai të njëjtat nuk i kishte dorëzuar.

AUV më 12 shkurt 2026 kishte nxjerrë vendim për pezullimin e përkohshëm të Krryli L.L.C. nga sistemi FCMS i importit të kafshëve të gjalla.

Kronologjia e veprimeve ndaj Krryli L.L.C. nuk është e plotë, pasi që në dokumentet e dërguara nga AUV, mungon të paktën një faqe e tyre.

Luka Farm Sh.P.K.
Në janar 2026 AUV ka nis procedurën kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizioni për Kundërvajtje në Podujevë ndaj kompanisë së Blerim Spahiut, për arsye se nuk ka zbatuar vendimet e inspektorëve veterinar me rastin e importit të kafshëve të gjalla.

“Në bazë të vendimeve të lëshuara është konstatuar se gjatë muajve Tetor-Dhjetor 2025 nga ana e subjektit të lartëcekur janë importuar 455 gedhe për therje, ku prej tyre 163 krerë gedhe për therje nuk kanë përfunduar në thertore dhe dyshohet se këto kafshë janë therur pa kontroll të Inspektoratit Veterinar në mënyrë ilegale dhe si mish ka dalur në treg për konsum, ku ky rast paraqet rrezik të lartë të shëndetit publik, shkelje të drejtave të konsumatorit, si dhe shkelje të dispozitave të sigurisë ushqimore”, thuhet në dokumentet e siguruara nga Veriu.info për rastin e Luka Farm Sh.P.K..

Melii Farm Sh.P.K.
AUV në janar ka nisur procedurën kundërvajtëse për gjykatë ndaj kompanisë së Mensur Bunjakut, pasi që është konstatuar se në muajin dhjetor ka importuar 289 krerë gedhe për therje, ku prej tyre 114 nuk kanë përfunduar në thertore.

Sipas dokumentit të AUV që ka siguruar Veriu.info, dyshohet se këto kafshë janë therur pa kontroll të inspektorëve veterinar në mënyrë ilegale dhe si mish ka dalur në treg për konsum, duke paraqitur rrezik të lartë për shëndetin publik, shkelje të drejtave të konsumatorëve dhe shkelje të dispozitave të sigurisë ushqimore.

Në kërkesën e AUV drejtuar gjykatës thuhet se Melii Farm Sh.P.K. është recidivist, pasi që është dënuar për të njëjtat shkelje të kryera edhe më parë, me ç’rast AUV ka bashkëngjitur edhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 26.12.2025, e cila kishte vërtetuar dënimin prej 10 mijë euro të Gjykatës Themelore në Prishtinë.




Meli Sh.P.K.
Edhe ndaj kompanisë tjetër me drejtor Besim Bunjaku dhe përfaqësues të autorizuar Mensur Bunjaku, AUV ka nisur procedurë kundërvajtëse, pasi që është konstatuar se subjekti Meli Sh.P.K. nuk ka zbatuar vendimet e inspektorëve veterinar lidhur me importin e kafshëve të gjalla për therje.

“Në bazë të vendimeve të lëshuara është konstatuar se gjatë muajit nëntor 2025 nga ana e subjektit të lartëcekur janë importuar 910 gedhe për therje, ku prej tyre 81 gedhe nuk janë përfunduar në thertore dhe dyshohet se këto kafshë janë therur pa kontroll në mënyrë ilegal”, thuhet në dokumentin e AUV për Meli Sh.P.K.

Në kërkesën e AUV drejtuar gjykatës thuhet se Meli Sh.P.K. është recidivist, sepse është dënuar për të njëjat shkelje të kryera. Për t’i dëshmuar shkeljet e kaluara nga Meli Sh.P.K., AUV ka bashkëngjitur edhe dy aktgjykime, njëri i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe tjetri i Gjykatës së Apelit.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 19.12.2025, thuhet se refuzohet ankesa e Meli Sh.P.K. dhe vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin edhe kjo kompani ishte gjobitur me 10 mijë euro.

AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

Për këtë kompani është nisur edhe një kërkesë tjetër për kundërvajtje nga AUV, pasi që është konstatuar se Meli Sh.P.K. në dhjetor 2025 ka importuar 1106 kafshë për therje, prej të cilave 221 gedhe nuk kanë përfunduar në thertore.

Edhe përmes kësaj kërkese, AUV i ka bërë të ditur gjykatës së kjo kompani është recidiviste në shkelje të mëparshme.






Nreca L.L.C.
Më 29 janar 2026 AUV ka nis procedurë kundërvajtëse ndaj kompanisë Nreca L.L.C. me pronar Behar Syla, pasi që është konstatuar se gjatë muajve tetor-dhjetor 2025 ka importuar 405 kafshë për therje, prej të cilave 13 nuk kanë përfunduar në thertore.

Në këtë dokument të siguruar nga Veriu.info, bëhet e ditur se Nreca nuk ka zbatuar katër vendimet të lëshuara nga inspektorët veterinar kufitar.

Reisa 2022 Sh.P.K.
As kompania e Sheqir Humollit nuk bën përjashtim nga dallaveret me import të kafshëve të gjalla për therje, si pasojë e veprimeve të së cilës AUV më 22 janar 2026 ka nisur procedurë kundërvajtëse.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Veriu.info, Reisa 2022 në nëntor 2025 ka importuar 387 gedhe për therje, prej të cilave 210 nuk kanë përfunduar në thertore.

Në këtë njëjtën datë, pra më 22 janar, AUV ka nisur edhe një kërkesë për procedurë kundërvajtëse ndaj kompanisë së Sheqir Humollit, pasi që edhe në muajin dhjetor i kishte bërë të njëjtat dallavere.

“Në bazë të vendimeve të lëshuara është konstatuar se gjatë muajit dhjetor 2025 nga ana e subjektit të lartëcekur janë importuar 228 gedhe për therje, ku prej tyre 89 krerë gedhe për therje nuk kanë përfunduar në thertore”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e kërkesës së AUV drejtuar gjykatës.

Përmes këtyre kërkesave, AUV i bën të ditur gjykatës se kompania e Sheqir Humollit është recidiviste, pasi që e njëjta është dënuar për shkelje të kryera. Mirëpo, AUV nuk i ka dhënë qasje Veriu.info në aktgjykimet e gjykatës ndaj Reisa 2022 Sh.P.K.



Xhema Bulls L.L.C.
E fundit për nga renditja alfabetike, por jo edhe nga rëndësia, është kompania Xhema Bulls me pronar Xhemajl Rrahmani, ndaj të cilës AUV ka nisur procedurë kundërvajtëse për dallavere me import të kafshëve të gjalla për therje.

Në arsyetimin e kërkesës së AUV drejtuar gjykatës thuhet se është konstatuar që gjatë muajit dhjetor 2025 Xhema Bulls kishte importuar 147 gedhe për therje, prej të cilave 71 sosh nuk kishin përfunduar në thertore.

AUV në kërkesë bën të ditur se kjo kompani nuk ka zbatuar tri vendime të inspektorëve veterinar kufitar.

Esenca e therjes në thertore të kafshëve

Me rastin e secilës ngarkesë me kafshë për therje që hyn nga jashtë në territorin e Kosovës, inspektorët veterinar kufitar i lëshojnë vendim të posaçëm kompanisë importuese.

Në secilin prej këtyre vendimeve për lejim të importit, urdhërohet subjekti importues që brenda 72 orëve nga momenti i hyrjes në Kosovë, të bëjë therjen e kafshëve të importuara.

Kompanitë e lartcekura le që nuk i kanë zbatuar këto vendime të inspektorëve për therje të kafshëve brenda 72 orëve, por të njëjtat kafshë as nuk janë therur më vonë nën mbikëqyrjen e inspektorëve.

Burime të Veriu.info nga AUV bëjnë të ditur se dyshohet që një pjesë e këtyre kafshëve janë kontrabanduar në shtetet fqinje. Kjo pasi që kur të njëjtat hyjnë në territorin e Kosovës me destinim për therje, ato kanë lehtësira tatimore dhe importuesit e kafshëve i përdorin të njëjtat në raste të caktuara për t’i shitur përmes kontrabandimit në shtetet fqinje.

Veriu.info ka kërkuar përgjigje nga Drejtori Ekzekutiv i AUV, Bekim Hoxha, se a është bërë pezullimi i importit të kafshëve të gjalla për therje për këto kompani nga sistemi FCMS, sikurse që ishte vepruar vitin e kaluar, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë përgjigje. Lejimi i importit për të njëjtat kompani edhe pas shkeljeve të bëra, sidomos të disave që janë recidiviste, është mundësi e re që të vazhdojnë avazin e vjetër!

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

Meli, Buquku, Luka e të tjera: Ja emrat e disa kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak dokumenteve të falsifikuara dhe evazionit fiskal

Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

Tags: AHQ FARMArian QerimiBehar SylaBesim BunjakuBesnik KunushevciBlerim SpahiuKrryliLuka FarmMeli HoldingMeli Sh.P.K.Melii FarmMensur BunjakuNreca L.L.C.Ramadan BunjakuReisa 2022Sheqir HumolliXhema BullsXhemajl Rrahmani

JU REKOMANDOJMË

Rezultati zgjedhor, PDK shpall zgjedhjet e brendshme

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
17/06/2026 - 18:15

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të kryesisë, ku temë qendrore e diskutimit ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha...

Më shumëDetails

Përfundon numërimi i votave nga personat me nevoja të veçanta – Kaq morën partitë

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
17/06/2026 - 18:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka përfunduar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta. KQZ bën të ditur se nga këto vota, Lëvizja...

Më shumëDetails

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kujton kohën e luftës, performon ‘live’ me çifteli këngë për UÇK’në

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kujton kohën e luftës, performon ‘live’ me çifteli këngë për UÇK’në
17/06/2026 - 17:44

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ish-ushtar i UÇK-së, në emisionin FRONTAL të T7 ka kujtuar kohën kur gjatë luftës kishin kënduar marshin e UÇK’së. Idrizi gjatë...

Më shumëDetails

Nis hetimi për një fletëvotim në QNR, dyshohet se ishte e fotokopjuar

Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para
17/06/2026 - 17:33

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me një fletëvotim të dyshimtë të gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Sipas informacioneve fillestare, fletëvotimi i dyshuar, i cili raportohet...

Më shumëDetails

Numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta afër fundit: Ky është rezultati

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
17/06/2026 - 17:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht. Nga numërimi i 45 kutive nga 52 gjithsej, VV prin me 43.39% të votave, PDK...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të punojnë së bashku për të formuar institucionet

Sondazhi nga IRI: 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin kryesor
17/06/2026 - 17:00

Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje për RTV21 ka thënë se udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të punojnë së bashku për të formuar institucionet në përputhje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    688 Shpërndaje
    Shpërndaje 275 Tweet 172
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • 6 ministri dhe presidenti? Konstatimi i Canajt për PDK-në

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë