Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës

16/05/2026 - 20:50
në Lajme, Ndryshe
A A
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurbat e demografisë shqiptare kanë shënuar një pikë kthese kritike në fillim të këtij viti. Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) konfirmojnë tkurrjen natyrore të popullsisë. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, në Shqipëri janë regjistruar më shumë humbje jete sesa lindje të reja, duke e futur shtesën natyrore në territor negativ. Ky tregues vjen si një sinjal alarmi pas një viti 2025 që kishte paralajmëruar rënien e thellë të numrit të foshnjave të lindura.

Lindjet nuk mbulojnë vdekjet

Të dhënat tregojnë se nga janari në mars 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Gjatë kësaj periudhe, në jetë erdhën 5.146 foshnje, ndërsa u regjistruan 5.514 vdekje, shkruan rtsh.al, raporton KlanKosova.tv.

Ndonëse numri i lindjeve shënoi një rritje të lehtë prej 1,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, dhe vdekjet ranë me 7,4%, bilanci i përgjithshëm mbetet në disavantazh të jetës së re.

Bilanci i vitit 2025, rënie në të dyja frontet

Viti i kaluar, 2025, ndonëse u mbyll me një shtesë natyrore pozitive (+1.147 lindje më shumë se vdekje), konfirmoi një rënie të ndjeshme në krahasim me vitin 2024. Gjatë gjithë vitit u regjistruan 22.541 lindje (një rënie prej 3,3%) dhe 21.394 vdekje (një rënie prej 3,2%).

Harta demografike e vendit tregon një polarizim të theksuar mes kryeqytetit dhe qarqeve të tjera. Tirana mbetet “motori” i vetëm demografik, duke mbajtur peshën kryesore të lindjeve.

Panorama e qarqeve (viti 2025)

Tirana kryeson me 10.866 lindje, duke qenë i vetmi qark që shënoi rritje (20,7%).

Gjirokastra regjistroi numrin më të ulët me vetëm 292 foshnje të lindura. Rënia më e thellë u shënua në qarkun e Dibrës (-37,7%).

Ashtu si me lindjet, Tirana mban numrin më të lartë të vdekjeve (5.483), ndërsa Kukësi ka numrin më të ulët (486 vdekje), duke shënuar dhe rënien më të madhe me -8,8%.

Çfarë po ndodh në 2026?

Trendi i tremujorit të parë të 2026-ës paraqet një hartë pak më ndryshe të lëvizjeve brenda qarqeve.

Tirana sërish dominon me 2.438 lindje. Surprizën këtë tremujor e ka bërë Berati, i cili shënoi rritjen më të madhe të numrit të lindjeve me 14,5%. Ndërkaq, Gjirokastra thellon krizën me vetëm 59 lindje në tre muaj (një rënie prej 23,4%).

Tirana regjistroi 1.422 vdekje. Përveç Elbasanit që pati një rritje të lehtë të këtij treguesi (+3,2%), 11 qarqet e tjera panë një rënie të numrit të fataliteteve, ku spikat Kukësi me një rënie të ndjeshme prej 28,3%.

Këto lëvizje tregojnë se Shqipëria nuk po përballet me rritje të vdekshmërisë, por edhe me një krizë të ripërtëritjes së gjeneratave.

JU REKOMANDOJMË

“Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

“Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën
18/09/2026 - 23:23

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur...

Më shumëDetails

“Tradhtare e kombit”, Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë

“Tradhtare e kombit”, Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë
18/09/2026 - 22:54

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur...

Më shumëDetails

Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)
18/09/2026 - 22:43

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite burgim. Edhe sonte, të pranishëm janë...

Më shumëDetails

Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
18/09/2026 - 21:28

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke e cilësuar atë si të papranueshëm. Hasani ka deklaruar se qasja e...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
18/09/2026 - 20:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka goditur Kosovën...

Më shumëDetails

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet
18/09/2026 - 20:17

L Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

    Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë