Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë

14/06/2026 - 20:44
në Lajme, Ndryshe
A A
“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga data 17 deri më 21 qershor 2026, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbahet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë.

Me moton “Libri hap botën”, panairi sjell së bashku botues, autorë, lexues dhe dashamirës të librit nga Kosova dhe rajoni. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me tituj të rinj, të marrin pjesë në promovime librash, panele diskutimi dhe aktivitete të tjera kulturore.

Ndër botimet që pritet të tërheqin vëmendjen e vizitorëve është edhe libri më i ri i gazetarit dhe autorit Visar Duriqi, “Mësuesi që u bë vrasës”. Libri trajton një histori të vërtetë spiunazhi dhe krimi në Kosovë, duke sjellë në qendër figurën e Nazim Bllacës dhe ngjarjet që e shndërruan atë në një nga personazhet më të përfolur të pasluftës.

I bazuar në hulumtime shumëvjeçare, dokumente dhe dëshmi të ndryshme, libri ofron një pasqyrë të detajuar mbi një prej historive më kontroverse të Kosovës së pasluftës.

Që nga promovimi i tij, ai ka ngjallur interes të madh te lexuesit dhe është shndërruar në një nga botimet më të diskutuara të këtij viti.

Gjatë panairit, vizitorët do të kenë mundësinë ta blejnë librin dhe të njihen më nga afër me autorin. “Mësuesi që u bë vrasës” gjendet gjithashtu në shitje në Librarinë Artini.

Panairi i Librit “Prishtina 2026” mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, duke ofruar një hapësirë takimi për autorët, botuesit dhe lexuesit, si dhe mundësi për të zbuluar botime të reja dhe për të ndjekur aktivitete të shumta letrare e kulturore.

Në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, të cilët prezantojnë afro 2,000 tituj të rinj dhe rreth 6,000 tituj të botimeve të viteve të fundit. Gjatë pesë ditëve të panairit do të organizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë, ndërsa pritet që ngjarja të vizitohet nga mijëra lexues nga Kosova dhe rajoni.

Hyrja është e hapur për të gjithë vizitorët çdo ditë nga ora 09:00 deri në 21:00.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada amerikane reagon për rrënimin e shtëpive në Ujman

Ambasada amerikane reagon për rrënimin e shtëpive në Ujman
25/11/2026 - 11:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për vazhdimin e rrënimit të shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit. Në një deklaratë...

Më shumëDetails

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite i ke pasë në dispozicion 20 miliardë euro

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite i ke pasë në dispozicion 20 miliardë euro
25/11/2026 - 11:12

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për rezultatet e gjashtë viteve të qeverisjes. Përmes një postimi, ajo ka vënë...

Më shumëDetails

Mesazhe të dyshimta dërgohen në emër të u.d. drejtorit të PK-së – Policia del me njoftim

Mesazhe të dyshimta dërgohen në emër të u.d. drejtorit të PK-së – Policia del me njoftim
25/11/2026 - 10:54

Policia e Kosovës ka paralajmëruar për një e-mail mashtrues që po dërgohet në adresa të ndryshme elektronike të institucioneve dhe personave privatë. Mesazhi pretendohet se është dërguar nga...

Më shumëDetails

Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare (Emri dhe mbiemri)

Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare (Emri dhe mbiemri)
25/11/2026 - 10:24

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së mërkurës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në afërsi të Bibliotekës Kombëtare. Policia ka bërë të ditur se informatën...

Më shumëDetails

“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës
25/11/2026 - 09:54

Sipas arsyetimit të prokurorisë, të siguruar nga IndeksOnline, bisedat e zbuluara ngrenë dyshime për përpjekje për frikësimin dhe ndikimin mbi dëshmitarët. Në njërin prej komunikimeve, duke iu referuar...

Më shumëDetails

Ky është biznesmeni llapjan, që e përplasi me veturë një doganier, dyshohet se po bartte telefona kontrabandë

Ky është biznesmeni llapjan, që e përplasi me veturë një doganier, dyshohet se po bartte telefona kontrabandë
25/11/2026 - 09:38

Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën kufitare në Merdar të Podujevës, pasi një shofer nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim dhe kontroll....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë