Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

04/07/2026 - 17:10
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria biznesore e naftarëve të Kosovës po del të jetë një problem serioz për shtetin dhe konsumatorët, pasi që shumë prej tyre po zbulohen duke punuar ilegalisht, abuzuar me çmime e duke u marrë me kontrabandë.

Veriu.info ka siguruar dokumente zyrtare të Ministrisë së Tregtisë që dëshmojnë se njësia “Arbëria Petrol” e kompanisë “Arbëria Turist” Sh.P.K. me pronar Afrim Balaj, me seli në Suharekë, është zënë duke punuar ilegalisht.

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë më 5 janar 2026 kishin zbarkuar për inspektim në pompën e derivateve të naftës “Arbëria Petrol” në Prizren, ku kishin konstatuar se kompania nuk ka leje për ushtrimin e veprimtarisë së shitjes së naftës.

Çuditërisht inspektorët e tregut nuk e kishin mbyllur këtë pompë të derivateve që operonte pa leje të ushtrimit të veprimtarisë, të cilët i kishin dhënë 30 ditë afat të prezantojë lejen, raporton Veriu.info.

Pasi që kompania kishte dështuar në prezantimin e dokumentacionit që ka leje për ushtrim të veprimtarisë, prapë inspektorati i tregut e ka lejuar të operojë kundërligjshëm, duke mjaftuar me nisjen e procedurës kundërvajtëse më 18 shkurt pranë Gjykatës Themelore në Prizren.

“Pala prezente nuk ka arritë te prezentoj dokumentin e kërkuar ku i është dhënë afat prej 30 ditësh të prezantoj dokumentacionin përkatës të ushtrimit të veprimtarisë për shitje me pakicë e NDN-së, edhe pas këtij afati subjekti Ekonomik “Arbëria Petrol” sh.p.k, nuk ka prezantuar dokumentacionin e kërkuar nga Inspektorët e Tregut me procesverbal, brenda afatit ligjor. Operatori Ekonomik “Arbëria Petrol” sh.p.k nuk posedon Leje për Ushtrimin e Veprimtarisë Afariste, për çka ka qenë i obliguar me nenin 6 të Ligjit Nr.08/L-018 “Për tregtinë me produkte të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme” të gjitha subjektet që merren me veprimtari të produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme, duhen të pajisen me leje të vlefshme, një veprim i tillë ndëshkohet sipas nenit 19 paragrafi 2 të Ligjit Nr.08/L-018 “Për tregtinë me produkte të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme””, thuhet në arsyetimin e kërkesës kundërvajtëse të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Amatorizmi profesional i Inspektorëve të IQMT-së

Në rreshtin e parë të kërkesës për fillimin e procedurës kundërvajtëse, IQMT i Ministrisë së Tregtisë e ka shkruar gabimisht numrin unik identifikues të këtij biznesi, përmirësim të cilin pastaj e ka bërë në fillim të arsyetimit.

Gabim amator inspektorët e tregut kanë bërë edhe me rastin e evidentimit të emrit të kompanisë, të cilës në gjithë dokumentet i referohen si “Arbëria Petrol” Sh.P.K., por që në fakt një kompani e tillë nuk ekziston në Kosovë. Kjo ngase inspektorët e tregut nuk kanë qenë në gjendje të dallojnë njësinë biznesore prej kompanisë.

“Arbëria Petrol” nuk është kompani, por është njësi me numër 5089433 e kompanisë “Arbëria Turist” Sh.P.K. me pronar Afrim Balaj dhe si e tillë nuk ka subjektivitet juridik.

Foto: Afrim Balaj - pronar i Arberia Turist (Arberia Petrol)
Foto: Afrim Balaj – pronar i Arberia Turist (Arberia Petrol)

Ndoshta ‘gabimi’ mund të jetë bërë qëllimshëm, që pastaj IQMT ta humbë rastin pranë Gjykatës Themelore në Prizren!

Nga një kërkim i thjeshtë në Facebook te historia e kompanisë, shihet se “Arberia Petrol” funksionon të paktën që nga viti 2015./Veriu.info

LEXONI EDHE:

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

 

 

Tags: Afrim BalajArberia PetrolArberia Turist

JU REKOMANDOJMË

Ferat Shala: Mosrealizimi i projektit të gazit amerikan mund t’i kushtojë Kosovës qindra miliona euro

Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit
04/07/2026 - 18:13

Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar se moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra...

Më shumëDetails

Foli me një të mitur me emra të rremë në rrjete sociale dhe më pas e kanosi me publikim të fotografive, arrestohet 28-vjeçari në kufi

Hidhen dy gra’nata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
04/07/2026 - 18:05

Një 28-vjeçar me inicialet R.GJ. është arrestuar në një pikëkalim kufitar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shtrëngim”. Policia tha se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj...

Më shumëDetails

Dega në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
04/07/2026 - 17:48

Dega e LDK-së në Austri përmes një e-maili ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë i është adresuar kreut të...

Më shumëDetails

Sveçla uron Amerikën: Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
04/07/2026 - 17:41

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin...

Më shumëDetails

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi
04/07/2026 - 17:24

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi. Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK
04/07/2026 - 16:30

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë