Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore për vitin 2026 do të ofrohen deri më 23 dhjetor. Përmes një njoftimi, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë nevojë për shërbime konsullore t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë ato brenda këtij afati, pasi nga 24 deri më 31 dhjetor nuk do të ofrohen shërbime të rregullta.
Gjithashtu, ambasada ka bërë të ditur se Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur edhe më 25 dhjetor 2026, si dhe më 4, 6 dhe 7 janar 2027, për shkak të festave të fundvitit dhe ditëve të pushimit.
Për rastet emergjente që kërkojnë asistencë konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Vjenë përmes numrit emergjent +43 677 64681903.













