Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Djali im rritet me ninulla shqip”: Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës

14/02/2026 - 18:55
në Lajme, Ndryshe
A A
“Djali im rritet me ninulla shqip”: Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Flutura Mazreku, me prejardhje nga Kosova dhe e martuar me deputetin kanadez Kyle Seeback, ka treguar për Klankosova.tv se ruajtja e lidhjes me rrënjët shqiptare është shumë e rëndësishme për të dhe familjen e saj.

Ajo foli edhe për djalin e tyre, të cilin e ka pagëzuar Williams Kastriot, dhe mënyrën se si ia transmeton atij gjuhën, traditat dhe historinë e kulturës shqiptare.

Flutura tha se flet vetëm në gjuhën shqipe me djalin dhe i këndon atij ninullat shqiptare, ato që dikur ia kishte kënduar nëna e vet asaj.

“Të jetosh në Kanada është një privilegj i madh për mua dhe familjen time, por ruajtja e lidhjes me rrënjët e mia shqiptare mbetet shumë e rëndësishme për mua. Une flas shqip me prindërit e mi dhe ata flasin vetëm shqip me të birin tim. Poashtu, përpiqem që të birin tim ta përfshij sa më shumë në traditat dhe historinë tonë. Une Kastriotit çdo ditë i këndoj ninulla shqiptare, të njëjtat që mami im mi ka kënduar mua”, tha Flutura për Klankosova.tv.

Ajo theksoi se për të është shumë e rëndësishme që djali i saj të rritet duke e ditur se kush është dhe nga vjen dhe duke ndjerë gjithmonë një lidhje të fortë me rrënjët e tij shqiptare.

“Gjithmonë e kam ditur që do t’i vendosja fëmijës tim një emër shqiptar. Zgjedhja e emrit Kastriot ishte e lehtë për mua, sepse doja emrin më të fuqishëm shqiptar që më vinte në mendje. Për mua, ky emër përfaqëson trashëgiminë dhe vlerat që dua t’ia përcjell djalit tim”, tha Flutura.

Familja Mazreku – Seeback (Foto: Facebook)
Familja Mazreku – Seeback (Foto: Facebook
Për Fluturën, Pavarësia e Kosovës ka një domethënie të jashtëzakonshme emocionale, pasi e kishte përjetuar edhe nga afër dhe siç thotë ajo, i di vuajtjet dhe sakrificat që ka kaluar populli i Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës ka një domethënie jashtëzakonisht emocionale për familjen time. Ne e kemi përjetuar luftën në Kosovë dhe kemi parë nga afër sakrificat dhe dhimbjen që populli ynë ka kaluar. Për këtë arsye, dita e pavarësisë mban për ne një kuptim shumë të thellë. Është një ditë krenarie, por edhe reflektimi për gjithçka që është sakrifikuar për lirinë”, tha ajo në këtë intervistë.

Ndërkaq, për të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës, Flutura u sugjeroi që të jenë gjithmonë krenarë për origjinën e tyre.

“Të rinjve shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës do t’u sugjeroja të jenë krenarë për origjinën e tyre dhe të gjejnë mënyrat e tyre për ta ruajtur lidhjen me kulturën dhe gjuhën shqipe. Shqiptarët gjenden në çdo cep të botës dhe ne jemi jashtëzakonisht të mirë në krijimin e komuniteteve të forta dhe mbështetëse. Kjo e bën shumë më të lehtë për të rinjtë të përfshihen, të krijojnë lidhje me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë të lidhur me trashëgiminë dhe identitetin e tyre”, tha Flutura.

E bashkëshorti i saj, deputeti Kyle Seeback, të premten uroi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në Parlamentin e Kanadasë.

Ai vuri në dukje se Kanadaja ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën.

Në fund të fjalimit, Seeback uroi në gjuhën shqipe: “Urime Dita e Pavarësisë”.

JU REKOMANDOJMË

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së
11/06/2026 - 19:25

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit me rastin e Ditës së Çlirimit, duke bërë thirrje për nderim të përhershëm...

Më shumëDetails

SHBA-ja kërkon reflektim nga partitë: Ngërçi i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës

Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
11/06/2026 - 19:03

Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje në më pak se dy vite, gjë që e ka futur vendin në një ngërç të vazhdueshëm institucional dhe ka penguar progresin...

Më shumëDetails

Pacolli: Bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës po shkakton dëme milionëshe, kërkohet ndërhyrje urgjente

Pacolli: Bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës po shkakton dëme milionëshe, kërkohet ndërhyrje urgjente
11/06/2026 - 18:53

Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar alarmant bllokimin e punimeve që, sipas tij, vazhdon që nga 18 maji...

Më shumëDetails

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria jep detaje

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria jep detaje
11/06/2026 - 18:22

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar me inicialet S.M., lidhur me rastin e sulmit me kallashnikov ndaj një autobusi me udhëtarë...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
11/06/2026 - 18:10

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Në njoftimin e PK-së, shtohet edhe se, arrestimi...

Më shumëDetails

Numërohen 90% e votave, kjo është rënditja e kandidatëve

KQZ: Votuesi mund të votojë vetëm një kandidat për Kuvend Komunal – nëse zgjedhë më shumë llogaritet vetëm vota për subjektin politik
11/06/2026 - 17:54

Tashmë janë numëruar mbi 90 për qind e votave të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 7 qershorit. Më saktësisht, janë numëruar 90.87 për qind...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    503 Shpërndaje
    Shpërndaje 201 Tweet 126

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë