Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KMShK-ja merr vendim për ankesat e Fahri Shabani ndaj shkrimeve të Veriu.info, konstaton se në asnjërin prej tyre nuk është shkelur Kapitulli i raportimit të së vërtetës

17/12/2024 - 19:47
në Kryesore, Lajme
A A
KMShK-ja merr vendim për ankesat e Fahri Shabani ndaj shkrimeve të Veriu.info, konstaton se në asnjërin prej tyre nuk është shkelur Kapitulli i raportimit të së vërtetës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) njofton se në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 14 ankesa, ku prej tyre anëtarët e KMShK-së kanë vendosur që të miratohen pjesërisht tetë nga to, ndërkaq gjashtë janë refuzuar.

Sipas njoftimit të KMSHK-së, këto ankesa kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç janë Kapitulli II – Raportimi i së vërtetës,Kapitulli III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitulli IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale, Kapitulli VI – Trajtimi i tragjedive personale, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve dhe Kapitulli VII – Privatësia dhe mbrotjtja e burimeve.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar ankesat e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani ndaj disa shkrimeve të portalit Veriu.info për disa skandale të raportuara që lidhen me sektorin e shëndetësisë në këtë komunë dhe marrëveshjen skandaloze me “AVICENA KS”.

Ankesat e Fahri Shabanit ndaj Veriu.info ishin të bëra në lidhje me Kapitullin II (Raportimi i së vërtetës), Kapitullin IV (E drejta për t’u përgjigjur) dhe Kapitullin V (Personat e akuzuar për vepra penale).

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka hedhur poshtë gjitha ankesat e Fahri Shabanit ndaj Veriu.info sa i përket Kapitullit II që është raportimi i së vërtetës. Që nënkupton se të gjitha shkrimet ndaj të cilave ka pasur ankesa janë në përputhje me Kodin e Mediave të Shkruara sa i përket raportimit të së vërtetës, më saktësisht nuk është gjetur se ka pasur shpifje në asnjërin prej tyre.

Po ashtu nuk janë aprovuar ankesën e Fahri Shabani ndaj Veriu.info për shkeljen e Kapitullit V (V (Personat e akuzuar për vepra penale), duke konstatuar se Veriu.info ka raportuar korrektësisht dhe nuk e ka shkelur këtë Kapitull në shkrimet e ankimuara nga Fahri Shabani për skandalet e raportuara që kanë ndodhur në Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës.

Gjithashtu KMShK nuk e ka miratuar ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II, IV dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.

Ndërkaq, KMShK ka miratuar disa ankesa të Fahri Shabani ndaj Veriu.info sa i përket Kapitullit IV (E drejta për t’u përgjigjur), që nënkupton se portal para publikimit të shkrimit është dashur ta marrë edhe një deklarim të Komunës së Mitrovicës për këto shkrime. Sidoqoftë, për të gjitha këto shkrime KMShK ka konstatuar se nuk është bërë shkelje nga portal sa i përket raportimit të së vërtetës.

Ankesat e miratuar pjesërisht

“KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Gafurr Dugollit, përfaqësuar nga avokati Kastriot Feka, kundër Nacionale.com dhe Radiokosovaelire.com për shkrimet “Tenderi i negociuar 2.1 milionë për ushqim: Gafurr Dugolli e nis punën me skandal në Ministri të Mbrojtjes”, përkatësisht “Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kërkon shkarkimin e sekretarit Gafurr Dugolli”, duke konstatuar se tek shkrimi i Nacionale.com është shkelur pjesërisht Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës që ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, por nuk është shkelur Kapitulli IV që ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht Radiokosovaelire.com nuk ka respektuar asnjërin nga këta dy kapituj”, thuhet në njoftimin e KMShK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, KMShK  ka bërë të ditur se ka miratuar pjesërisht ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Kojshia i mirë s’ka të pagum” / Skandali i marrëveshjes pas aksionit të policisë, drejtori Shëndetësisë dhe pronari i “Avicena” del se i kanë bizneset private ngjitur (Pamje)”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërkaq nuk është shkelur Kapitulli II.

Po ashtu KMShK  njofton se ka miratuar pjesërisht ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Keqpërdorim masiv nga Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë, blen dhjetëra produkte identike me çmim deri 833% më shtrenjtë sesa Drejtoria e Arsimit”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërkaq nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të kodit, siç pretendon ankuesi.

Tutje, në njoftim thuhet se KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Skandal: Drejtoria e Fahri Shabani blen sapunë me tender për QKMF me çmim 307% më të lartë se sa çmimi në market (Dokument)”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërkaq nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të kodit, siç pretendon ankuesi.

“KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Zgjerohet skandali: Pas bastisjeve nga policia, zbulohet se ‘Avicena’ futi për 200 euro ndihmë në marrëveshje drejtorin e Shëndetësisë së Mitrovicës për t’u paraqitur si bamirës (Dokument)”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, por jo edhe me Kapitullin II, siç pretendon ankuesi”, thuhet në njoftim.

Me tej në njoftimin thuhet se KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Çmime të fryera në tender: Drejtoria e udhëhequr nga Fahri Shabani furnizohet me ‘Domestos’ për QKMF me çmim 146% deri 175,9 % më të lartë se sa çmimi në market (Foto/Dokument)”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërkaq nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të kodit, siç pretendon ankuesi.

Gjithashtu bëhet e ditur se KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirësojë imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bëmirës”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërkaq nuk është shkelur Kapitulli II i kodit, siç pretendon ankuesi.

“KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Agbes Construction shpk, Arbotec shpk, Geo Construction shpk, Mineral llc dhe MB Group shpk kundër Insajderi.org për shkrimin “Ministria e Infrastrukturës vazhdon të ia ‘trashë’ xhepin oligarkëve të Fierit, ndan edhe 300 mijë euro për punë shtesë në rrugën Podujevë-Prishtinë”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërkaq nuk është shkelur kapitulli II i kodit, siç pretendon ankuesi”, thuhet në njoftim.

Ankesat e refuzuara nga KMShK-ja

KMShK njofton se nuk e ka miratuar ankesën e Fahri Shabanit kundër Veriu.info për shkrimin “Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II, IV dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.

“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Adelina Kuqi-Fetiut kundër Gazetaexpress.com, Indeksonline.net dhe Insajderi.org për shkrimet “Mediat në Gjermani shkruajnë për skandalin e goditjes së sportistes 8vjeçe”, “Gjest skandaloz i trajnerit kosovar, i bie shuplakë vajzës së tij të mitur pasi e humbi garën ndaj një serbe – thotë se e bëri për ta qetësuar”, “Procedohet rasti në prokurori ndaj trajnerit që rrahu vajzën sportiste” dhe “Skena të turpshme: Goditet me shuplakë nga trajneri i Kosovës tetëvjeçarja kosovare që humbi kundër rivales serbe në taekwondo”, duke konstatuar se nuk bien ndesh me Kapitullin VI të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, që ka të bëjë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KMShK nuk e ka miratuar ankesën e Leutrim Sahitit, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës kundër Gazetaexpress.com për shkrimin “Për katër vjet, asnjë njohje, asnjë antarësim në organizata ndërkombëtare”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II dhe III të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.

Edhe ankesa e Leutrim Sahitit, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës kundër Rtv21.tv për shkrimin “Qeveria Kurti me notë të dobët në diplomaci! Për katër vjet, asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, KMSHK ka hedhur poshtë, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II dhe III të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.

“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Aida Zekës dhe familjes së Zan Zekës kundër Insajderi.org për shkrimin ”Gati një vit në arrati, arrestohet Zan Zeka – detaje nga dosja e shtetit kundër tij”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II, V dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendojnë ankuesit”, thuhet me tej në njoftim.

Në fund bëhet e ditur se edhe e ankesa e Aida Zekës dhe familjes së Zan Zekës kundër Sinjali.com për shkrimin ”Gati një vit në arrati, arrestohet Zan Zeka – detaje nga dosja e shtetit kundër tij”, është refuzuar nga KMShK-ja,  duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II, V dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendojnë ankuesit.

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Automjeti i QKMF-së së Mitrovicës me muaj duke qendruar në oborrin e një auto-servisi të pa autorizuar në Vushtrri, Drejtoria e Shëndetësisë nuk tregon ku është aksidentuar (Foto)

Keqpërdorim masiv nga Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë, blen dhjetëra produkte identike me çmim deri 833 % më shtrenjtë se sa Drejtoria e Arsimit

Çmime të fryera në tender: Drejtoria e udhëhequr nga Fahri Shabani furnizohet me “Domestos” për QKMF me çmim 146% deri 175,9 % më të lartë se sa çmimi në market (Foto/Dokument)

“Kojshia i mirë s’ka të pagum”/Skandali i marrëveshjes pas aksionit të policisë, drejtori Shëndetësisë dhe pronari i “Avicena” del se i kanë bizneset private ngjitur (Pamje)

Zgjerohet skandali: Pas bastisjeve nga policia, zbulohet se “Avicena” futi për 200 euro ndihmë në marrëveshje drejtorin e Shëndetësisë së Mitrovicës për t’u paraqitur si bamirës (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
14/10/2026 - 22:52

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët. Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 19:20,...

Më shumëDetails

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit
14/10/2026 - 22:47

Në kuadër të muajit Tetori Rozë që i kushtohet kujdesit për shëndetin e gjirit, QKMF e Mitrovicës në bashkëpunim me Kosovamed Healthcare, kanë realizuar një aktivitet ndërgjegjësues, gjatë...

Më shumëDetails

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Daut Haradinaj për VV’në: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita
14/10/2026 - 22:35

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos...

Më shumëDetails

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
14/10/2026 - 22:01

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit të protestave në Shqipëri. Sipas tij, këto grupe që organizojnë protesta, “nuk mundem me qenë studentë”. “…dhe nuk janë të...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në këtë qytet të Kosovës

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
14/10/2026 - 21:49

Një përson është gjetur pa shenja jetë mbrëmjen e sotme në Rahovicë të Ferizajit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një...

Më shumëDetails

“Albatro­si, Lule Gjeli, Shpend Ahmeti, pula… – gripi i shpezëve”, Valon Syla pas përplasjes me Albatros Rexhajn

“Albatro­si, Lule Gjeli, Shpend Ahmeti, pula… – gripi i shpezëve”, Valon Syla pas përplasjes me Albatros Rexhajn
14/10/2026 - 21:34

Gazetari Valon Syla është përfshirë në një përplasje me publicistin Albatros Rexhaj, ku shkëmbimi i qëndrimeve mes tyre ka nxitur debat. Përplasja mes tyre është bërë temë diskutimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë