Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

01/05/2026 - 09:25
në Lajme, Ndryshe
A A
A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari Friedrich Merz shkaktoi habi dhe pasiguri, kur e quajti pensionin shtetëror si “siguri bazë”. Çfarë donte të thoshte ai me këtë? Dhe ku qëndron Gjermania në krahasim ndërkombëtar?

Pensionet, ose sigurimi i pensioneve, kanë qenë një çështje shumë e diskutueshme në Gjermani për vite me radhë. Këtë herë, edhe Kancelari Friedrich Merz (CDU) hapi një debat serioz në këtë drejtim.

“Sigurimi shtetëror me ligjor i pensioneve, në rastin më të mirë, do të ofrojë vetëm siguri bazë për pleqërinë. Nuk do të jetë më i mjaftueshëm për të siguruar standardet e jetesës afatgjatë”, tha Merz së fundmi në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Bankave Gjermane në Berlin.

Merz vazhdoi duke thënë se kjo është arsyeja pse individët apo kompanitë private duhet të rezervojnë kapital shtesë. “Dhe kjo në një shkallë shumë më të madhe se sa kemi aktualisht, kryesisht bazuar në kontribute vullnetare”, tha Merz. Kjo do të thotë një mbështetje më të madhe në aksione dhe forma të tjera investimi në të ardhmen.

Kjo është një strategji e diskutueshme, pasi tregu i aksioneve u nënshtrohet luhatjeve të mëdha të çmimeve. Fitimet e sotme mund të jenë humbjet e nesërme dhe anasjelltas.

Komisioni i pensioneve dhe propozimet

Ministrja e Punës dhe e Çështjeve Sociale, Bärbel Bas (SPD), i kritikoi ashpër deklaratat e Kancelarit mbi pensionet. Ajo tha se Merz “la përshtypjen se të gjithë njerëzit tani duhet të kenë sigurim privat”. Shumë i kuptuan deklaratat e Merzit që ai mendonte se “njerëzit më nuk do të marrin një pension të mirë”.

Mosmarrëveshja mbi pensionet midis Unionit CDU/CSU në pushtet dhe SPD mund të jetë një aluzion i asaj që së shpejti mund të ndezë më tej emocionet. Një komision pensionesh i emëruar nga koalicioni pritet të paraqesë rekomandimet e tij deri në fund të qershorit.

Pasojat financiare të shoqërisë në plakje

Pikat kryesore fillestare për të gjitha modelet e pensioneve të qëndrueshme për të ardhmen janë trendet e popullsisë nga njëra anë dhe jetëgjatësia nga ana tjetër. Shkalla e ulët e lindjeve në Gjermani, si në shumë vende të tjera, ka pasoja të rënda financiare: Më pak njerëz po punojnë dhe po paguajnë kontribute në sistemin shtetëror të pensioneve, ndërsa numri i pensionistëve po rritet.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) analizoi sistemet e pensioneve të 38 shteteve të saj anëtare në studimin “Pensionet me një vështrim”. Përfundimi kryesor: Strategjitë politike ndryshojnë shumë dhe janë të vështira për t’u krahasuar në shumë aspekte.

Pensionet neto në Gjermani janë nën mesatare

Duke parë ekskluzivisht shumën e pensionitnë raport me të ardhurat përfundimtare pas taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, Gjermania është në mes me 53 përqind dhe për këtë arsye shumë nën mesataren prej 61 përqind. Vende të tjera evropiane me popullsi të madhe, si Franca dhe Italia, kanë vlera midis 70 dhe 80 përqind.

Por ka ekstreme më të mëdha, si lart ashtu edhe poshtë. Në Estoni, Lituani dhe Irlandë, niveli i pensioneve shtetërore është ndonjëherë nën 40 përqind. Në Holandë, Portugali dhe Turqi, është më shumë se dyfish më i lartë, me më shumë se 90 përqind.

Dalja në pension në moshën 67 vjeç është tashmë një realitet në SHBA dhe Japoni.

Sipas OECD-së, mosha në të cilën njerëzit në fakt e përfundojnë jetën e tyre të punës luan një rol kyç në financimin e pensioneve. Në Gjermani, ata aktualisht dalin në pension mesatarisht pak mbi 64 vjeç, pothuajse tre vjet më herët se sa kërkohet ligjërisht për të gjithë ata që kanë lindur që nga viti 1964. Ata që dalin në pension më herët në përgjithësi marrin një pension më të ulët.

Në disa vende, njerëzit tashmë duhet të punojnë deri në moshën 67 vjeç. Midis tyre janë SHBA-të dhe Japonia, ekonomitë e para dhe të katërta më të mëdha në botë. Nga perspektiva e OECD-së, ka kuptim të lidhet mosha e daljes në pension me një rritje të jetëgjatësisë dhe kështu të shtyhet ajo në shumë vende.

Kontribute më të larta pensionesh në Francë dhe Itali

Niveli i kontributeve në pensione ndryshon ndjeshëm ndërkombëtarisht. Në Francë, sipas të dhënave të OECD-së, është rreth 30 përqind e të ardhurave, ndërsa në Itali deri në 33 përqind. Gjermania, me 18.6 përqind, është pozicionuar shumë më poshtë. Kontributet paguhen në mënyrë të barabartë nga punonjësi dhe punëdhënësi.

Një aspekt që po vihet gjithnjë e më shumë në fokus është varfëria në pleqëri. Në Gjermani, rreziku është veçanërisht i lartë për ata që fituan pak gjatë jetës së tyre të punës dhe mezi mund të vinin mënjanë para për kursimet private të pensioneve. Në Danimarkë, politikëbërësit po përpiqen ta kundërshtojnë këtë me një pension bazë të financuar nga taksat.

Gjermano-lindorët më të prekur nga varfëria në pleqëri

Dallimet midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore janë një rast unik në Gjermani. Njerëzit që jetuan dhe punuan në RDGJ-në komuniste gjatë ekzistencës së dy Gjermanive deri në vitin 1990 morën pensione dukshëm më të ulëta për një kohë të gjatë krahasuar me vitet e punës. Barazimi gradual me Perëndimin nuk u përfundua deri në vitin 2025 – 35 vjet pas ribashkimit.

Prandaj, varfëria në pleqëri potencialisht i prek gjermano-lindorët më shpesh. Një arsye tjetër: Për shkak të ekonomisë së planifikuar nga shteti në RDGJ, ata nuk kishin mundësi të investonin në fonde pensionesh, për shembull. Ndryshe nga kapitalizmi, nuk kishte bursa në komunizëm./DW

JU REKOMANDOJMË

E rëndë: Një vajzë gjendet pa shenja jete, dyshohet se e mbyti rryma

Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
25/11/2026 - 12:33

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane reagon për rrënimin e shtëpive në Ujman

Ambasada amerikane reagon për rrënimin e shtëpive në Ujman
25/11/2026 - 11:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për vazhdimin e rrënimit të shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit. Në një deklaratë...

Më shumëDetails

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite i ke pasë në dispozicion 20 miliardë euro

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite i ke pasë në dispozicion 20 miliardë euro
25/11/2026 - 11:12

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për rezultatet e gjashtë viteve të qeverisjes. Përmes një postimi, ajo ka vënë...

Më shumëDetails

Mesazhe të dyshimta dërgohen në emër të u.d. drejtorit të PK-së – Policia del me njoftim

Mesazhe të dyshimta dërgohen në emër të u.d. drejtorit të PK-së – Policia del me njoftim
25/11/2026 - 10:54

Policia e Kosovës ka paralajmëruar për një e-mail mashtrues që po dërgohet në adresa të ndryshme elektronike të institucioneve dhe personave privatë. Mesazhi pretendohet se është dërguar nga...

Më shumëDetails

Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare (Emri dhe mbiemri)

Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare (Emri dhe mbiemri)
25/11/2026 - 10:24

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së mërkurës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në afërsi të Bibliotekës Kombëtare. Policia ka bërë të ditur se informatën...

Më shumëDetails

“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës
25/11/2026 - 09:54

Sipas arsyetimit të prokurorisë, të siguruar nga IndeksOnline, bisedat e zbuluara ngrenë dyshime për përpjekje për frikësimin dhe ndikimin mbi dëshmitarët. Në njërin prej komunikimeve, duke iu referuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë