Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

03/05/2026 - 18:00
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike – nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret.

Sipas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se familjet përpiqen të shmangin xhelozinë dhe përçarjet, duke ruajtur uniformitetin mes vëllezërve.

Në vitin 2025, ky fenomen u hulumtua edhe nga antropologu çek, Radan Haluzík, i cili e sheh këtë praktikë si një përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha kulturore dhe ekonomike, ku familjet përpiqen të balancojnë pabarazitë ekonomike mes vëllezërish, mungesën fizike të anëtarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe dëshirën për privatësi, duke përdorur arkitekturën si “një formë adaptimi ndaj presioneve të globalizimit”.

Megjithatë, sipas tij, mbetet e paqartë nëse arkitektura mund të zgjidhë plotësisht tensionet dhe kontradiktat që sjellin këto ndryshime shoqërore.


Rreshta shtëpish të njëjta, të ngritura pranë njëra-tjetrës, mund të shohësh kudo nëpër Kosovë. Ato krijojnë një pamje që, sipas sociologëve e antropologëve, është reflektim i lidhjeve të forta familjare.
1) Rreshta shtëpish të njëjta, të ngritura pranë njëra-tjetrës, mund të shohësh kudo nëpër Kosovë. Ato krijojnë një pamje që, sipas sociologëve e antropologëve, është reflektim i lidhjeve të forta familjare.
Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
2) Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
3) Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
Sipas hulumtimit të antropologut Radan Haluzik, në shumë raste edhe brendësia e shtëpive – nga mobiljet deri te ndarja e dhomave – është e ngjashme, duke theksuar dëshirën për një trajtim të barabartë.
4) Sipas hulumtimit të antropologut Radan Haluzik, në shumë raste edhe brendësia e shtëpive – nga mobiljet deri te ndarja e dhomave – është e ngjashme, duke theksuar dëshirën për një trajtim të barabartë.
Në punimin e Hazulikut theksohet se “shtëpitë imitojnë stilin dhe rehatinë e vilave të periferive evropiane dhe amerikane, por gjithashtu në shumë aspekte pasqyrojnë stilin e jetesës lokale, jetën tradicionale të familjeve (të përbashkëta)".
5) Në punimin e Hazulikut theksohet se “shtëpitë imitojnë stilin dhe rehatinë e vilave të periferive evropiane dhe amerikane, por gjithashtu në shumë aspekte pasqyrojnë stilin e jetesës lokale, jetën tradicionale të familjeve (të përbashkëta)”.
Disa prej këtyre shtëpive qëndrojnë bosh për pjesën më të madhe të vitit, pasi pronarët jetojnë në mërgim dhe kthehen vetëm gjatë pushimeve.
6) Disa prej këtyre shtëpive qëndrojnë bosh për pjesën më të madhe të vitit, pasi pronarët jetojnë në mërgim dhe kthehen vetëm gjatë pushimeve.
Megjithatë, edhe kur janë të pabanuara, sipas ekspertëve ato mbeten "simbol i suksesit ekonomik dhe lidhjes së fortë me vendlindjen".
7) Megjithatë, edhe kur janë të pabanuara, sipas ekspertëve ato mbeten “simbol i suksesit ekonomik dhe lidhjes së fortë me vendlindjen”.
Sociologu Xërxa thotë se fenomeni shpesh pasqyron një kompromis mes dëshirës për jetë individuale dhe nevojës për të ruajtur unitetin e familjes së zgjeruar.
8) Sociologu Xërxa thotë se fenomeni shpesh pasqyron një kompromis mes dëshirës për jetë individuale dhe nevojës për të ruajtur unitetin e familjes së zgjeruar.

JU REKOMANDOJMË

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë
15/05/2026 - 21:18

Më 18 maj pritet të mbahet një tjetër protestë në Shkup, e organizuar për të kërkuar të drejtën e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës ta japin në...

Më shumëDetails

Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti e sfidon

Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë
15/05/2026 - 21:05

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas intervisimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut. Çitaku në postimin e saj, ka rikujtuar se si kryeministri në...

Më shumëDetails

Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional

Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional
15/05/2026 - 20:52

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos,, ka shkruar për takimin që ai ka pasur sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e ka falënderuar...

Më shumëDetails

Hysni Mehani del me reagim pas lirimit të Sami Lushtakut

Kryetari i VV’së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij
15/05/2026 - 20:38

Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka dal me një reagim pas incidentit në Skenderaj. Ai tha se nuk do ndalet nga sulmet. “Unë jam...

Më shumëDetails

Tahiri kritikon Kurtin: Po sillet si “kaçak politik”, Lushtaku tregoi respekt ndaj institucioneve

Tahiri kritikon Kurtin: Po sillet si “kaçak politik”, Lushtaku tregoi respekt ndaj institucioneve
15/05/2026 - 20:31

Ish-deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke krahasuar sjelljen e kryetarit të Skenderaj, Sami Lushtaku, me atë të kryeministrit në detyrë Albin...

Më shumëDetails

OVL falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK’së

OVL falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK’së
15/05/2026 - 20:26

OVL UÇK ka falënderuar qytetarët që morën pjesë sot në mbështetje të Sami Lushtakut, i cili u intervistua ditën e sotme lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë