Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

03/05/2026 - 12:33
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse i sheh reklamat e tyre, potencialisht do të lutesh që të të jepet mundësia për të blerë produkte në “Neptun Kosova”, pasi që promovimet e tyre flasin për cilësi e kujdes ndaj konsumatorit. Mirëpo, një realitet i hidhur dhe mashtrues fshihet në raste të caktuara pas kompanisë “Neptun Kosova”, i cili përcillet me produkte që prishen shpejt e që kompania nuk u përgjigjet garancioneve në letër të dhëna ndaj konsumatorëve. Kjo vërtetohet edhe me një vendim të Inspektoratit të Ministrisë të Tregtisë që mban datën 11 mars 2026.

Veriu.info ka siguruar këtë vendim të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Tregtisë me të cilin kompania “Neptun Kosova” Sh.P.K. është gjobitur me 3 mijë euro, për shkak se nuk ka përmbushur obligimet ndaj konsumatorit. Madje, nuk ka zbatuar as urdhëresën e dhënë nga IQMT-ja.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, thuhet se bazuar në ankesën e konsumatorit më 24 shkurt 2026 është inspektuar pika e “Neptun Kosova” Sh.P.K. në Prizren, ku është konstatuar se konsumatori ankues më 14 dhjetor 2025 ka blerë telefon Samsung, në të cilin më 18 dhjetor 2025 i është shfaqur një defekt.

Pas këtij inspektimi, Inspektorati ka obliguar kompaninë “Neptun Kosova” që brenda pesë (5) ditësh t’i përgjigjet konsumatorit, duke ia zëvendësuar telefonin me një telefon të ri ose t’ia kthejë mjetet financiare.

Përkundër kësaj urdhërese të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Tregtisë, “Neptun Kosova” nuk e ka kryer obligimin ndaj konsumatorit, duke shpërfillur në tërësi urdhëresën e inspektorit.

Për shkak të kësaj shkeljeje ligjore, Inspektoratit Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjobitur me 3 mijë euro kompaninë “Neptun Kosova”.

Së fundi Veriu.info ka raportuar edhe për një rast të ndodhur në Prishtinë, ku “Neptun Kosova” nuk i ishte përgjigjur konsumatorit për garancionin e dhënë për produktin e blerë.

Përveç pikës në Prizren, Veriu.info ka raportuar për ankesën e një konsumatoreje të pikës së “Neptun Kosova” në Gjilan, ku qytetarja është ankuar se as aty nuk i janë përgjigjur për defektin e telefonit, edhe pse kishte garancion.

Ndryshe, pronarë të “Neptun Kosova” janë grupi Balfin i Samir Mane me 60% të aksioneve, përderisa Arsim dhe Ilir Papraniku zotërojnë nga 20% të aksioneve të kompanisë.

Mediat në Shqipëri ditëve të fundit kanë raportuar për përfshirjen e Sami Mane në afera korruptive me politikanë. (https://veriu.info/pergjimet-nxjerrin-ne-pah-lidhjet-korruptive-te-biznesmenit-samir-mane-me-politikane/).

Foto: Sami Mane (Balfin Sh.P.K.) – aksionar i “Neptun Kosova”

Më 2024 mediat kishin raportuar se Arsim Papraniku ishte biznesmeni që kishte mundësuar arratisjen e Artan Grubit nga Maqedonia e veriut, pasi që kishte transportuar për në Kosovë, duke shfrytëzuar targat zyrtare si ‘konsull nderi i Kosovës në Maqedoninë e veriut. (https://fax.al/news/42584034/arsim-papraniku-eshte-biznesmeni-qe-e-ka-transportuar-artan-grubin-ne-kosove).

Foto: Arsim Papraniku – aksionar i “Neptun Kosova”

Garancia në letër? “Neptun Kosova” e Samir Mane nuk i përgjigjet klientit për defektin – inspektorat e gjobit për shkelje (Dokument)

Rriten ankesat ndaj “Neptun Kosova”: Qytetarja nga Gjilani denoncon refuzim të garancionit për telefonin

LEXONI EDHE:

Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

Tags: Arsim PapranikuIlir PapranikuSamir Mane

JU REKOMANDOJMË

Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve

Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve
15/05/2026 - 20:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të sotme në Skenderaj. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për nxitje të përçarjes mes qytetarëve. Sipas tij...

Më shumëDetails

Lushtaku pas intervisimit: Është politikë, Kurti po viktimizohet e po e përdor pushtetin për arsyet që i di ai

Lushtaku pas intervisimit: Është politikë, Kurti po viktimizohet e po e përdor pushtetin për arsyet që i di ai
15/05/2026 - 20:00

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj. Lushtaku, para mediave e vlerësoi këtë çështje si...

Më shumëDetails

Deklarohen nga Prokuroria pasi Sami Lushtaku u lirua në procedurë të rregullt

Deklarohen nga Prokuroria pasi Sami Lushtaku u lirua në procedurë të rregullt
15/05/2026 - 19:57

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni. “Intervistimi i S.L. është kryer. Rasti ka shkuar...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Lirohet Sami Lushtaku pas intervistimit në stacionin policor në Skenderaj

LAJMI I FUNDIT: Lirohet Sami Lushtaku pas intervistimit në stacionin policor në Skenderaj
15/05/2026 - 19:43

Sapo është liruar Sami Lushtaku pas intervistimit në stacionin policor në Skenderaj, raporton Gazeta Online Veriu.info Kryetari i Skenderajt me të dalë nga stacioni policor ka takuar shumë...

Më shumëDetails

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV-ja

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
15/05/2026 - 19:33

Ish-deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Skenderaj. Ai ka thënë se ajo “nuk është rastësi”, por pasojë e një klime të krijuar...

Më shumëDetails

Gjen 155 euro në një lokal në Prizren, i dorëzon në polici

Gjen 155 euro në një lokal në Prizren, i dorëzon në polici
15/05/2026 - 19:27

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici një shumë parash që e kishte gjetur në rrugë, ndërsa pas verifikimeve të autoriteteve, të hollat i janë kthyer pronarit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4