Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

16/07/2026 - 19:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Industria e shitjes së naftës në Kosovë mbetet ndër më të fuqishme dhe profitabilet. Por njëkohësisht pronarët e pompave të derivateve janë të njohur për dallevere me çmime e licenca dhe cilësi të dobët të naftës.

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë e derivateve të naftës që kanë abuzuar me çmime kundërligjshëm në kohë krize dhe kanë operuar pa leje pune (licenca), Veriu.info ka gjetur se probleme ligjore ka edhe një ish zëvendës-ministër dhe ish kandidat për deputet. Fjala është për pronarin e “Besimi Group” Sh.P.K., Hyzer Gashi.

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Tregtisë, në janar kishin inspektuar një pompë të derivateve të naftës të “Besimi Group” Sh.P.K në Shtime, ku kishin konstatuar se e njëjta operon pa leje për ushtrimin e veprimtarisë.

Në bazë të të gjeturave që janë evidentuar në procesverbalin e datës 14 janar 2026, IQMT më 25 shkurt 2026 ka filluar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore Ferizaj ndaj kompanisë “Besimi Group” Sh.P.K të Hyzer Gashit.

Inspektorët në arsyetimin e kërkesës së dërguar në Gjykatë, kanë bërë të ditur se “Besimi Group” Sh.P.K e kapur duke ushtruar veprimtarinë e shitjes së derivateve të naftës pa leje pune.

Po ashtu, inspektorët kanë theksuar faktin se “Besimi Group” Sh.P.K e Hyzer Gashit edhe 30 ditë pas inspektimit nuk e ka prezantuar dokumentacionin e lejes për shitje me pakicë të dizelit dhe benzinës.

Mirëpo, është i çuditshëm fakti se si inspektorët e tregut e kanë lejuar kompaninë “Besimi Group” Sh.P.K të vazhdojë të shes derivate të naftës pa licencë!?

Kush është “Besimi Group” Sh.P.K?

“Besimi Group” Sh.P.K. është e themeluar në dhjetor 2025 nga Hyzer Gashi, i cili zotëron 100% të aksioneve.

Aktivitet primar i kësaj kompanie në ARBK është tregtia me shumicë e drurit, materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve hidrosanitare, përderisa si aktivitet sekondar ka të regjistruar përpunimin e lëngut të frutave dhe perimeve.
Edhe pse ka mbi 60 aktivitete tjera të regjistruara në ARBK, “Besimi Group” Sh.P.K në asnjërin prej tyre nuk e ka të përfshirë shitjen e derivateve të naftës.

Kush është Hyzer Gashi?

Pronari i “Besimi Group” Sh.P.K., në opinionin publik njihet edhe si politikan, pasi që në vitin 2019 ishte emëruar zëvendës-ministër i Ministrisë së Financave nga ish Kryeministri Ramush Haradinaj.

Hyzer Gashi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 ka kandiduar për deputet nga NISMA, ku kishte arritur të marrë vetëm 1244 vota.

Pronari i “Besimi Group” Sh.P.K  është aktualisht kryetar i Odës Ekonomike Shqiptar, një OJQ e themeluar në janar të vitit 2025.

Hyzer Gashi në ARBK rezulton të jetë bashkëpronarë me 25% të aksioneve edhe në  Besimi Commerce, por që nga kjo kompani kanë thënë për Veriu.info se ai nuk është më aksionar prej disa muajsh, por që, sipas tyre, të dhënat në ARBK nuk janë përditësuar akoma.

Veriu.info ka dërguar pyetje në “Besimi Group” Sh.P.K. për të marrë qendrimin e tyre për gjetjet gjatë inspektimit të Inspektorëve të Tregut, por që nuk kemi pranuar përgjigje.

LEXONI EDHE:

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

Dosja e Prokurorisë: Pronai i ‘Eurokos Petrol’ dyshohet për shpërlarjen e parave, falsifikimin e parave e pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

Tags: Besimi GroupHyzer Gashi

JU REKOMANDOJMË

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë
16/07/2026 - 20:53

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti...

Më shumëDetails

Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
16/07/2026 - 20:34

Një tentativë për tjetërsimin e kundërligjshëm të 21 pronave të paluajtshme është parandaluar në Mitrovicë, pas një aksioni të koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së...

Më shumëDetails

Paralajmëron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
16/07/2026 - 20:23

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë. Sipas Hasanit, nëse dënohet lufta e...

Më shumëDetails

Ismet Beqiri kërkon publikisht largimin e Abdixhikut: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë

Ismet Beqiri kërkon publikisht largimin e Abdixhikut: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë
16/07/2026 - 19:54

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për zhvillimet në parti. Ai ka thënë se LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje në të gjitha nivelet...

Më shumëDetails

Bajrami ngre alarmin te Sorenseni për deklaratën e ministres serbe: Shkelje e Marrëveshjes së Brukselit

Bajrami ngre alarmin te Sorenseni për deklaratën e ministres serbe: Shkelje e Marrëveshjes së Brukselit
16/07/2026 - 19:29

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe njëherësh kreu i ekipit negociator, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se ka adresuar zyrtarisht te emisari i Bashkimit Evropian për dialogun,...

Më shumëDetails

Kosova sërish në vendnumëro: Fondet, reformat dhe ekonomia në rrezik

Kosova sërish në vendnumëro: Fondet, reformat dhe ekonomia në rrezik
16/07/2026 - 18:59

Çdo ditë pa institucione të reja e bën faturën e krizës politike në Kosovë më të lartë: miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian mund të humbasin, reformat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zhvillimet e fundit në LDK, Tërmkolli thotë se shkatërrimi i këtij subjekti është projekt që i kalon kufijtë e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë